Belgjika starton me treshe ndaj Panamasë

Belgjika ka triumfuar në ndeshjen e parë të grupit G, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.

Ekipi kombëtar belg mposhti 3 me 0 Kombëtaren e Panamasë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse dy ekipet kishin rastet për shënim.

Në pjesën e dytë ekipi i Roberto Martinez ishte më i suksesshëm duke shënuar tri herë në portën kundërshtare.

Fillimisht shënoi Mertens në minutën e 47’të, për të vazhduar më pas Romelu Lukaku me dy gola në minutën e 69’të dhe 75’të.

Me tre pikë Belgjika kryeson grupin G, kurse ndeshja e ardhshme luhet ndaj Tunizisë më 23 qershor.