Belgjika publikon listën e lojtarëve – ky është vendimi për Adnan Januzajn

Kombëtarja e Belgjikës do t’i zhvillojë dy ndeshjet me rëndësi në muajin qershor.

Fillimisht, “Djajtë e Kuq” e presin Kazakistanin për një miqësore, e më pas përballen me Skocinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Ndërkaq, trajneri Roberto Martinez ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit qershor.

Ndonjë befasi në këtë listë nuk ka, teksa të gjithë futbollistët që janë në formë janë ftuar.

I ftuar është edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj.