Belgjika pa probleme

Kombëtarja e Belgjikës ka fituar ndeshjen e 1\8-tës së finales ndaj Hungarisë me rezultat të thellë 4:0.

Ishte mbrojtësi Toby Alderwierld, i cili shënoi golin e parë me kokë, ndërsa pas tij shënoi edhe sulmuesi Michy Batshuayi, pas një asistimi të mirë të Eden Hazard.

Mesfushori i Chelseat pas asistimit gjeti edhe vet golin, duke shënuar vetëm dy minuta më vonë, duke krijuar epërsi prej 3:0.

Golin e fundit e shënoi mesfushori i Atletico Madridit, Carrasco, duke përfunduar fatin e këtij takimi.

Në fund, Eden Hazard u zgjedh lojtari i ndeshjes, pasi goli i tij dhe asistimi që i bëri Batshuayit, ishin meritë e fitores së Belgjikës që siguroi plasmanin në çerekfinale.