Belgjika e ‘tmerroi’ Estoninë (VIDEO)

Belgjika ka treguar forcën e saj edhe ndaj Estonisë, ku ka fituar me rezultat të frikshëm 8:1.

Belgjika ka shënuar edhe fitoren e katërt në po kaq ndeshje të Grupit H, pasi ka demoluar në shtëpi Estoninë, me në krye Dries Mertens, i cili shënoi het-trik.

Serinë e golave  e hapi Thomas Meunier, i cili shënoi në minutën e tetë pas asistimit të Jannick Carrasco, ndërsa Mertens shënoi golin e dytë në minutën e 16-të pas një asistimi të mirë të Kevin de Bruyne.

Goli i 3-0 erdhi nga ylli i Chelseat, Eden Hazard, që shënoi në minutën e 25-të pasi u shërbye nga Mertens, ndërsa epërsinë e ngushtoi Henri Anier në minutën e 30-të dhe me rezultat 3-1 kombëtaret shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Pjesa e dytë ishte edhe më e frikshme nga Belgjika që shënuan edhe pesë gola të tjerë, ku i pari shënoi Carrasco në minutën e 62-të.

Pastaj ishte Mertens, i cili shënoi dy gola të shpejt (64’, 68’) për të kompletuar het-trikun e tij në këtë takim, ndërsa dy gola të tjerë u shënuan nga sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.

Lukaku shënoi në minutën e 83-të për 7-1 dhe në minutën e 88-të për 8-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

 

loading...

Loading...