Bekteshi: Ja pse e zgjodha Besën para Trepçës ’89

Transferimi i Leotrim Bekteshit te Besa ishte një goditje e befasishme e klubit pejan, pasi që jo shpesh herë bardhekuqtë kanë marrë futbollistë jashtë Dukagjinit.

Mirëpo kryesia e re e Besës ka nisur ta thyejë këtë tabu, por pse Bekteshi zgjodhi transferimin në “Shahin Haxhiislami” përpara rinovimit me Trepçën ’89?

“Nuk ka qenë aspak e lehtë që të largohem nga 89-shi, pasi që aty jam krijuar dhe jam rritur si futbollist. E falënderoj kryesinë e klubit për korrektësinë, mirëpo Besa më ofroi kushte shumë të mira dhe prandaj e pranova ofertën e tyre”, deklaroi Bekteshi për GazetaOlle.com.

Ai ishte i pranishëm edhe në stërvitjen e parë të Besës, që skuadra e mbajti dje.

11713339_1232453430114225_173513082_nLeotrim Bekteshi (djathtas)