Bekim Isufi pas fitores ndaj Dritës vazhdon me stërvitje te Ferizaj, prezent edhe futbollistët e huaj

Ferizaj ka bërë një nga befasitë më të këndshme në javën e parë të edicionit të ri në Superligë.

Në udhëtim, “Ujqit” kanë mposhtur Dritën me rezultat 1-0, me golin e Shaqirit në minutën e 92-të, shkruan Gazeta Olle.

E një ditë pas ndeshjes skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka dalë seancën stërvitore  të radhës duke ditur se stërvitjet i kanë filluar me vonesë.

Prezanent në stërvitjen e sotme ishin edhe futbollistët e huaj të ardhur nga Gana.

Njoftimi: Atmosfera në maksimum.

19.08.2019 – Ferizaj; Sot skuadra jonë ka mbajtur stërvitjen e rradhës, pas fitores së madhe në udhëtim ndaj Dritës dje në javën e parë në Ipko Superligën e Kosovës.

Atmosfera brenda klubit eshtë e mrekullueshme, dhe futbollistët së bashku me shtabin teknik dhe trajnerin kanë premtuar angazhim në çdo ndeshje, që të arrijmë suksese që qyteti ynë dhe tifozeria ‘Ujqit’ i meritojnë.

Këta djelmosha na kanë bërë krenar të gjithëve me paraqitjen e tyre dje, andaj edhe mbështetja jonë nuk duhet të mungojë në ndeshjet e rradhës, që të vazhdojmë me rezultate pozitive.

FC FERIZAJ.

Fotografia e FC. Ferizaj

Fotografia e FC. Ferizaj

Fotografia e FC. Ferizaj

Fotografia e FC. Ferizaj