Bekim Isufi nuk e ka asnjë fitore në karrierë si trajner ndaj Prishtinës

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka kujtime të këqija nga FC Prishtina.

Ai e ka sfiduar dhjetë herë Prishtinën me tri ekipe të ndryshme, por nuk e ka mposhtur asnjëherë.

Isufi me Dritën i ka regjistruar tri humbje (2:1, 0:3, 2:0) dhe dy barazime (1:1, 1:1) në duele me Prishtinën.

Me Hajvalinë Isufi i ka humbur katër ndeshjet e zhvilluara me Prishtinën, sikurse që e ka humbur një me Vllazninë.