Bekim Isufi komenton shortin e Dritës për Ligën e Kampionëve

Menjëherë pasi është hedhur shorti për kualifikimet në Ligën e Kampionëve, trajneri i Dritës, Bekim Isufi, për Insportin ka folur për pritjet dhe synimet që i ka skuadra e tij në këtë garë.

Drita më 26 qershor do të ndeshet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma.

“Mendoj se skuadrat që marrin pjesë në këto kualifikime janë përafërsisht të njëjta. Nuk e njohim shumë rivalin, por e dimë që është kampion i vendit për 6-7 vjet me radhë dhe duke marrë pjesë në kualifikime ka fituar edhe përvojë në këtë garë, ndërkohë që pikërisht mungesa e përvojës do të jetë hendikepi ynë më i madh”, ka thënë Isufi për Insporti.com.

bekim isufi

Ai është shprehur optimist se Drita do të tregojë lojë të mirë, ndërsa shpreson të ketë edhe rezultatin e dëshiruar.

Për ta arritur këtë qëllim gjilanasit tashmë i kanë bërë edhe disa përforcime, por që nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe risi tjera. Betim Haxhimusa, Arbër Shala dhe Edvin Bakaj janë emra të rinj te Drita.

bekim isufi

“Mund të ketë edhe ndonjë ndryshim tjetër, por nuk kemi shumë hapësirë, pasi e kemi kohën shumë të kufizuar dhe mund të jemi telashe në pajisjen me viza”, ka shtuar Isufi.

Ndërsa, tashmë është e qartë se pjesë e Dritës për këto ndeshja nuk do të jetë sulmuesi Kastriot Rexha, i cili nuk ka arritur marrëveshje me zyrtarët e skuadrës.