Isufi telefonon Tahirin

Sulmuesi i Drenicës, Hysen Tahiri, mund të kalojë te Drita. Është trajneri i skuadrës nga Gjilani, Bekim Isufi, i cili sot e ka telefonuar ‘Hysin’.

“Më ka telefonuar Bekim Isufi. Nesër do të dal për të biseduar. Mirëpo, duhet të bisedojë edhe me Drenicën”, ka deklaruar Hysen Tahiri për Gazetaolle.com.

Ai është 22-vjeçar ndërkohë që në edicionin e fundit ka realizuar pesë gola në Raiffeisen Superligë. Nuk i kanë munguar as asistimet e shumta.