Bekim Isufi: Fitore e madhe, Drita na nënvlerësoi

Ferizaj e ka befasuar Dritën, duke e mundur në udhëtim 1:0. 

“Ujqit” kanë fituar sfidën e parë me një gol nga ish-i i Dritës, Filonit Shaqiri të shënuar në minutën e 92-të, shkruan Gazeta Olle.

Bekim Isufi, tashmë trajneri i Ferizajt, përgëzoi futbollistët për angazhimin.

“Futbolli nganjëherë është i paparashikueshëm. Skuadra ime dha maksimumin, ndërsa Drita na nënvlerësoi dhe gaboi”, deklaroi Isufi për “Supersport”.

“Ekipi ynë ishte shumë i motivuar, nganjëherë nuk është faktor përgatitja, por përkushtimi maksimal në fushë”.

“Në tri ndeshjet e para, kemi kërkuar t’i marrim tri pikë, që i morëm që në ndeshjen e parë. Kjo s’do të thotë që tani do të pushojmë. Do të japim maksimumin në të gjitha ndeshjet”, shtoi ai. /Gazeta Olle/