Bekim Isufi e komenton kështu ndeshjen me Feronikelin dhe gjyqtarin Mentori Baliu

Bekim Isufi, vlerëson se skuadra e tij nuk pati fat në humbjen nga Feronikeli me shifrat 1:0. “Patëm raste për të shënuar të cilat nuk i shfrytëzuam. Dominuam në fushë dhe luajtëm një pjesë të mirë të lojës me një lojtarë më shumë. Nuk patëm fat ta barazojmë apo edhe ta fitojmë ndeshjen, por nëse shikohet në tërësi ndeshja nuk ishte dashur të humbim. Një pjesë të fajit e ka edhe gjyqtari Mentor Baliu, i cili e ndihmoi Feronikelin. Nëse është nevoja i ndihmojmë ne vet e jo ai”, ka thënë trajneri i Dritës, Bekim Isufi pas ndeshjes.