Bekaj, dy ndeshje larg rekordit historik të Qosës

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj, i ndihmuar nga pjesa tjetër e ekipit, nuk kanë pranuar gol në 10-të ndeshje rresht dhe është larg rekordit të ish-portierit të Prishtinës, Labinot Qosa, vetëm edhe dy ndeshje.

Qosa kishte 12 ndeshje kampionale rresht pa pranuar gol, në mesin e atyre ndeshjeve kishte pranuar gola në 3 ndeshje për Kupë dhe kjo seri tani e Bekajt të ndihmuar nga bashkëlojtarët është edhe më e veçantë dhe mbase do t’ia dal të ruaj portën pa prekur edhe në dy ndeshjet e para të vitit 2019, një të çerekfinales së Kupës (nëse zhvillohet para fillimit të kampionatit) ose ndaj Flamurtarit dhe Lirisë në kampionat, raporton faqja zyrtare e Prishtinës.

Qosa mban rekordin nga pranvera e vitit 2006.

Ndryshe, Prishtina deklasoi sot Lirinë 4:0 për t’u kualifikuar tutje në Kupën e Kosovës.