Bëhuni gati për xhiron e 14, na presin dy super-sfida

Java e 14 e Vala Superligës vjen me super-përballje, ku vëmendjen do ta marrin më shumë dy sfida.

Në Prizren luhet ndeshja e rivalëve të moçëm mes Lirisë dhe Prishtinës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndërkohë, Gjilani dhe Llapi takohen në një tjetër sfidë po ashtu interesante.

Në takimet tjera, Drenica pret Trepçën ’89, Vllaznia sfidon Vëllaznimin, Drita është mysafire e Flamurtarit ndërsa Besa është nikoqire e Feronikelit.

Java 14
Liria – Prishtina
Gjilani – Llapi
Drenica – Trepça ’89
Vllaznia – Vëllaznimi
Flamurtari – Drita
Besa – Feronikeli

prishtina liria

Ndryshe, Feronikeli ia ka shkaktuar Gjilanit humbjen e parë në këtë sezon të garave, duke e mundur 2:1.

Me këtë fitore, Nikli e ka bërë një ngritje të ndjeshme në tabelë.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dalë në vendin e gjashtë në renditje me 19 pikë, duke lënë pas Lirinë e Vëllaznimin.

Ndërkohë, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.

Ekipi gjilanas ka vetëm një më shumë se Feronikeli, ndaj të cilit humbi sot në Drenas.

Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e xhiros së 13.

Më poshtë e keni klasifikimin e plotëp as 13 ndeshjeve të elitës. /Gazeta Olle/

tabela