Behrami: Nuk u përleshëm, Djoroun e kam sikur vëlla!

Valon Behrami ka reaguar pas skandalit të përleshjes me bashkëlojtarin e tij te Hamburgu, Johan Djorou, duke thënë që kishte vetëm debat të zhurmshëm dhe jo rrahje.

“Ishte një diskutim me zë të lartë, por jo edhe rrahje. Johani është sikur një vëlla për mua”, deklaroi Behrami, përcjellë Gazetaolle.com.

Sipas mediave gjermane, Hamburgu po e përgatitë një dënim të madh për dy futbollistët.