Behrami kaloi te Watfordi për 2 milionë Euro

Valon Behrami nënshkroi ditë më parë kontratë tri-vjeçare me anglezët e Ëatfordit, duke kaluar nga Hamburgu i Gjermanisë.

Mediat gjermane kanë zbuluar detajet e kontratës së mesfushorit kosovar.

“Watfordi arriti marrëveshjen me Behramin për 2 milionë euro, kurse Hamburgu fitoi 500 mijë euro dëmshpërblim për të”, shkruan sot ‘Bild’.