Bëhet pjesë e partisë AAK: Driton Kuka sqaron të gjitha me postimin e fundit

Trajneri i xhudos Driton Kuka sot gjatë ditës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e partisë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e njohur si AAK.

Hyrja në politik e Kukajt ka bërë që të ketë shumë reagime në rrjetet sociale, shkruan GazetaOlle.

E kjo e ka shtyrë që trajneri më i suksesshëm në Kosovë të bëjë një reagim në rrjetet sociale.

Ai mes tjerash shkruan se çdo shqiptar që mendon shqip duhet të jetë krenar me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Njoftimi: Sporti dhe Politika …
Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë!
Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!
Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin.
Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë.
Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!
Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem.
Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!