Behari inkuadrohet në Ligën e Parë

Ka përfunduar edhe takimi i dytë i barazhit për të garuar në edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë. Pas 120 minutash dramë dhe penaltive, në fund fitores i gëzohet Behari i Vitomiricës, që tani e tutje do t’i thotë lamtumirë Ligës së Dytë.

Ata mposhtën Deçanin, që do të largohet nga Liga e Parë.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit solli dramë deri në fund. Rezultati pas 90 minutash dhe vazhdimeve dy herë nga 15 minuta u mbyll 1:1, shkruan GazetaOlle.com.

Në kryerjen e penaltive, më të saktë ishin lojtarët e Beharit, që në fund triumfuan 5:4.

Behari në radhët e veta ka edhe futbollistë me kombësi boshnjake.

Ju kujtojmë se takimin e parë të barazhit të sotëm e fitoi Kosova e Prishtinës ndaj Kamenicës. (Gazeta Olle)