Begolli: S’kemi derbi me Ballkanin, Munishi erdhi për një pikë

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli, ka folur për barazimin ndaj Ballkanit në “Fadil Vokrri”.

Ai u shpreh që Prishtina u dëmtua te goli i Otto John.

“Ballkani është rival i Prishtinës në këtë edicion, por nuk është ndeshje derbi për Prishtinën pasi që më herët nuk kemi patur rivalitet me Ballkanin”, ka deklaruar Granit Begolli për emisionin “2 me 1”.

“Prishtina është futur në lojë per të fituar. Jemi rreshtuar edhe me tre sulmues, por nuk ia dolëm. Në bazë të lojës së zhvilluar, mendoj se barazimi ishte rezultat real”.

Dueli në fjalë është ndjekur nga reth 8 mijë shikues derisa ka munguar futbolli i bukur për sy dhe golat.

“Për atë që kemi dhënë në fushë, duhe të jemi të kënaqur me 1 pikë. Në këtë ndeshje na është anyar bjë gol padrejtësisht. Në këto sfida vendosin detajet. Edhe Ballkani ka luajtur hapur andaj duhet të jemi të kënaqur”.

“Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi ishte i kënaqur edhe me një pikë dhe këtë e dëshnoi edhe më zëvëndësimin e Jetmir Topallit”, shtoi Begolli.