Befasuese: Steven Gerrard merr ofertë interesante nga klubi britanik

Steven Gerrard mund të rikthehet në Britani, pasi të kalojë në SHBA.  Gjiganti skocez, Celtic raportohet se i ka bërë ofertë legjendës së Liverpoolit, të cilin e kërkon në formë huazimi, gjatë kohës kur kampionati amerikan të pauzojë.

Mesfushori anglez do të transferohet tek Los Angeles Galaxy për një marrëveshje 1 vit e gjysmë. Mirëpo, “The People”, shkruan se Celtic shpreson të marrë shërbimet e tij në afatin kalimtar të janarit të vitit të ardhshëm, për të paktën tre muaj.

Gerrardi kishte deklauar më parë se nuk do të kalonte në ndonjë klub rival të Liverpoolit në Angli, por Celticu mund të jetë zgjedhje për 34-vjeçarin, i cili do të luante në Skoci gjatë Viti të Ri. (Gazeta Olle)