Befason Xavi: Kur ndodh kjo gjatë lojës, Messi “çmendet” nga nervoza

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi, ka zbuluar një detaj interesant për Leo Messin.

Ish-mesfushori i Barcelonës ka thënë që Leo Messi nervozohet kur nuk ia japin topin.

Kësisoj, Xavi thotë që Messi duhet të përfshihet gjithmonë në lojë.

Ai shprehet se Barca dhe Argjentina duhet të bëjnë gjithmonë lojën rreth Messit.

“Barcelona dhe Argjentina nuk duhet të lejojnë kalimin e 10 minutave pa ia dhënë topin Messit”, deklaroi fillimisht Xavi.

“Messi duhet të përfshihet në lojë. Ai duhet të jetë aty ku ndodhin gjërat”.

“Nëse nuk e prek topin për pesë minuta, ai nervozohet”, shtoi Xavi.

xavi