Befason Remzi Ejupi: Ky trajner vendor i ka mbetur borxh Prishtinës!

Presidenti i FC Prishtinës Remzi Ejupi është rrëfyer në një intervistë të gjatë në “Sporti në KTV”.

Ejupi në mes të tjerash ka folur për gjendjen në klub, ‘Plisat’, trajnerin e ri Armend Dallku dhe situatën me trajnerin e larguar Mirel Josa.

Ditë më parë, trajneri Gazmend Haliti, dikur ‘timonier’ i grupmoshave te FC Prishtina, paditi klubin kryeqytetas për borxhe.

Megjithatë, presidenti Ejupi ka sqaruar gjithë situatën duke thënë se klubi do ta shikojë këtë rast, ani pse ai e di se një gjë e tillë nuk qëndron.

“Gazmend Haliti ka qenë trajneri më i priviligjuar në klubin tonë”, tha Remzi Ejupi.

“Ne nuk mbesim borxh, dhe mesa di unë ai na ka neve borxh për shkak se ka pasur shumë udhëtime dhe seminare në emër të klubit jashtë vendit”, shtoi ai.