Befason Prishtina, kërkon t’i luajë ndeshjet e pranverës në shtëpinë e rivalit

Me gjasë, Prishtina ndeshjet si vendas në pranverë nuk do t’i zhvillojë në stadiumin e Feronikelit.

Skuadra kryeqytetase u detyrua në vjeshtë që të luajë në fushën e Feronikelit për shkak se stadiumi i tyre është duke u renovuar.

Ndërsa, siç merr vesh Gazetasheshi.com, Prishtina ka kërkuar që duelet si vendas në pranverë t’i luajë në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ të Besës.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e klubit pejan, teksa gjasat reale janë që kryeqytetasit të zhvendosen në Pejë.

Ndryshe, Prishtina ndeshjen e rrethit të katërt të DigitAlb Kupës ndaj Kosovës së Prishtinës do ta zhvillojë në terrenin me bari sintetik në Ferizaj.

prishtina besa