Befason Partizani: Largon nga skuadra një mesfushor nga Gambia

Partizani i Tiranës ka ndarë rrugët me futbollistin Tijan Jaiteh.

Mesfushori nga Gambia dhe drejtuesit e Partizanit kanë arritur marrëveshje të dy anshme për mbyllur bashkëpunimin e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Jaiteh ishte bashkuar te Partizani gjatë muajit janar të këtij viti.

Partizani nuk e ka nisur mirë edicionin e ri.

Në xhiron e parë është mposhtur nga Kukësi, 1-0, në “Elbasan Arena”.