Befason Klopp: Jam dorëzuar, kjo skuadër e fiton titullin në Premierligë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mendon se për skuadrën e tij tashmë ka përfunduar gara për titull të Premierligës.

Jurgen Klopp e pranon se Manchester City do ta fitojë këtë sezon titullin e Premierligës.

Sipas tij, City është skuadra më e fortë.

“Nëse më pyet, ‘a ka përfunduar gara për titull?’ City është shumë i fortë, po fluturon i vetëm në tabelë”, u përgjigj Klopp në konferencën në media.

“Ndoshta gara në këtë aspekt tashmë është vendosur”, shtoi Klopp.

Liverpooli gjendet në pozitën e tetë me 13 pikë.

“The Reds” kanë 12 më pak se lideri Manchester City.

jurgen klopp