Befason Edi Reja: Nuk i bën ftesë kapitenit të Shqipërisë për dy ndeshjet e tetorit

Shqipëria do të luajë dy takime të rëndësishme këtë muaj.

Së pari, kombëtarja “kuqezi” udhëton drejt Stambollit ku takohet ndaj Turqisë në takimin vendimtar për një pozitë në vendin e dytë.

Ndërsa disa ditë më pas Shqipëria në Elbasan luan ndaj Moldavisë.

Për këto dy takime kombëtarja e Shqipërisë në krye me Edi Reja ka nisur  ftesat për lojtar.

Por tashmë ftesë nuk ka marr kapiteni i skuadrës, Mërgim Mavraj bën të ditur Panoramasport.

Kurse më parë ishte raportuar se as Taulant Xhaka nuk do të jetë i fituar për këto dy takime mjaft të rëndësishme për Shqipërinë.