Befasohet Ryan Giggs, i ofrohet një punë e jashtëzakonshme si trajner

Ryan Giggs është në librin e favoritve për ta zëvendësuar Chris Colemanin si trajner i Uellsit.

Pas shkarkimit të Colemanit, i cili tani drejton Sunderlandit, Giggs është përfolur menjëherë për një post të tillë, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Gjithashtu, ai duket se është në krye të listës së Federatës së Uellsit për ta marrë drejtimin e Kombëtares uellsiane.

Pas Giggsit, Tony Pulis renditet i tyre, teksa në listë është edhe Craig Bellamy, Rob Page dhe Thierry Henry.

Giggs

Shkarkimi i Colemanit ndodhi pas dështimit të Uellsit për t’u kualifikuar në Kupën e Botë, turne ky i cili mbahet në verën e ardhshme në RUsi.

Ish-trajneri i Fulhamit e drejtoi Uellsin suksesshëm në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar deri në gjysmëfinale, ku u eliminua nga Portugalia.

Por, me lëndimet e yjeve si Gareth Bale, Aaron Ramsey dhe Joe Allen, Uellsi dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës, ”Rusia 2018”. /Gazeta Olle/

Giggs