Befasia e mesnatës: Gjilani do ta zyrtarizojë sot transferimin e papritur (FOTO)

Gjilani vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar, në kërkim të krijimit të një skuadre të fortë për sezonin e ri.

Siç mëson Gazeta Olle përmes burimeve të afërta me klubin gjilanas, bardhekuqët sot (e premte) do ta zyrtarizojnë transferimin e ri.

Gjilani ka arritur marrëveshje me shqiptarin nga Maqedonia, Fisnik Zuka.

 

Ai pritet të prezantohet sot te Gjilani, ose eventualisht gjatë ditëve në vijim.

Fisnik-Zuka

Image result for fisnik zuka

Mesfushori u transferua te Besa në afatin e kaluar kalimtar, por u largua pa lënë gjurmë.

Në këtë mënyrë, Gjilani konfirmon edhe një herë që është në kërkim kryesisht të lojtarëve të rinj.

Sot klubi prezantoi edhe dy futbollistë tjerë.

Bëhet fjalë për Edon Sadriun dhe Ergin Sherifin.

gjilani gjilani