Befasi në Superioren e Shqipërisë

Janë zhvilluar edhe disa nga takimet e javës së 21-të, të Superiores së Shqipërisë.

Skuadra nga kryeqyteti, Tirana ka bërë befasinë e javës duke arritur ta mposhtë Kukësin si mysafire, shkruan GazetaOlle.

Golin e vetëm në takim e shënoi Albi Doka, i cili arriti shënoi në minutën e 87, për tia siguruar tri pikë tejet të vlefshme Tiranës.

Ndeshja tjetër mes Luftëtarit dhe Flamurtarit përfundoi me rezultatë të barabartë pa gola.

Ndërkohë ndeshja e fundit e ditës së sotme zhvillohet nga ora 17:00 ku do të përballen Teuta dhe Kamza./GazetaOlle/