Befasi në Monte Carlo

Surprizë e dyfishtë në raundin e 3-t të Mastersit të Monte-Carlos. Roger Federer dhe Stanislas Wawrinka dy tenistët që diskutuan mes tyre finalen e vitit të kaluar u eliminuan përkatësisht nga Gael Monflis dhe Grigor Dimitrov. Kampioni në fuqi Stanislas Wawrinka nuk mundi të bënte aspak rezistencë përballë bullgarit Dimitrov duke u mundur 2-0 me sete 6-1, 6-2 në 56 minuta lojë nga 23-vjecari ballkanas. Por të njëjtin fat me Wawrinkan pati edhe bashkëkombasi i tij zvicerani tjetër Roger Federer. Numri 2 i Botës dhe finalisti i vitit të kaluar në Monte-Carlo tregoi edhe njëherë se turnetë në fushat me dhe të kuq nuk janë ndër të preferuarit e tij duke u mposhtur në 2 sete nga tenisti vendas Gael Monflis.

Federer humbi setin e parë me shifrat 6-4, ndërsa në të dytin u thye nga francezi vetëm në tiebreak. Në 1 orë e 46 minuta lojë gjithcka përfundoi me fitoren e Monflis 2-0 me sete me shifrat 6-4 7-6(7-5) në tiebreak. Nuk e pati të thjeshtë për t’u kualifikuar në raundin e 4-t as 8-herë fituesi i Mastersit të Monte-Carlos spanjolli Rafael Nadal. 28-vjecari nga Majorka, i cili konsiderohet si mbreti i fushave me dhe të kuq triumfoi 2-1 me sete përballë amerikani John Isner. Nadal i cili fitoi të parin 7-6(8-6) në tiebreak u mund në të dytin 6-4 nga Isner ndërkohë që ja doli të fitonte setin final 6-3 duke i mbyllur llogaritë me amerikanin pas 2 orë e 22 minutave lojë. Pa më të voglin problem siguroi një biletë për në ruandin e 4-t edhe Novak Djokovic. Numri 1 i Botës kaloi 2-0 me sete 6-4, 6-0 austriakun Andreas Haider-Maurer dhe tashmë do të masë forcat me kroatin Marin Cilic. U kualifikuan në fazën tjetër edhe Milos Raonic e Thomas Berdych. Kanadezi fitoi 2-1 me sete ndaj spanjollit Tomy Robredo ndërkohë ceku theu 2-0 me sete spanjollin tjetër Roberto Bautista-Agut.