Beckham trajner i Manchester United? Ja çfarë thotë anglezi…

Legjenda e Manchester United, David Beckham ka refuzuar idenë për t’u bërë trajneri i United.

Këtë gjë e ka bërë të qartë kur është pyetur për këtë mundësi.

Mirëpo, anglezi ia ka hapur derën mundësisë për t’u bërë trajner i Anglisë.

Beckham tha se nuk i ka ambiciet për të qenë trajner i gjigantit anglez.

“Nuk i kam ambiciet. Nëse me thonë të behëm trajner i Anglisë do të mendoja për këtë gjë, ngase jam anglez. Është një ëndërr, mirëpo Gareth është duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka rikthyer energjinë në kombëtare”, deklaroi ai./KD/

Beckham refuzon idenë për t’u bërë trajner i United