Beckenbauer kritikon Danten

Franz Beckenbauer ka kritikuar qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Dante, për kritika pas humbjes 3:1 në udhëtim te Porto në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Franz Beckenbauer e ka veçuar qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Dante, për kritika pas humbjes 3:1 në udhëtim te Porto në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Dante gaboi rëndë tek goli i dytë i skuadrës portugeze dhe Beckenbauer mbeti i pakënaqur nga paraqitja e tij.

“Nëse ai do të vinte nga Islanda ose Poli i Veriut, do të më dukej në rregull, ai ende duket se është duke bartur ski”, deklaroi Beckenbauer për mediat gjermane.

“Por, jo, ai thjesht u desh ta ndalte topin”, u shpreh legjenda e gjigantit bavarez.