Beckenbauer e zbulon skuadrën e re të Klopp

Jurgen Klopp do të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit, pasi Rafa Benitez do të shkojë në Real Madrid, pohon Franz Beckenbauer.

“Sezonin e ardhshëm Klopp do të jetë trajner në jug të Italisë, në Napoli”, legjenda gjermane Bekenbauer tha për ‘Sky Sport Deutschland’.

Ish-menaxheri i Borussia Dortmund ishte emëruar si një nga kandidatët e mundshme, por vetëm nëse Napoli e merr pozitën e tretë duke e mposhtur sonte Lazion.

Nëse fiton Napoli sonte, do të luajë në raundin paraprak të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të ketë një buxhet të madh.

Alternativa të tjera janë Sinisa Mihajlloviq, Vincenzo Montella dhe Unai Emery.