“Bombë” nga Turqia: Beshiktashi kërkon talentin e Llapit!

Klubi i famshëm turk, Beshiktash, ka në “llupën” e tij një futbollist të Ipko Superligës!

Bëhet fjalë për transferimin e verës te skuadra e Llapit, Emir Umit, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas mediave turke, Umit është nën vëzhgimin e Beshiktashit, pasi që iu ka lënë përshtypje pozitive skautëve të gjigantit turk.

Lajmi është konfirmuar nga gazeta e njohur turke, “Fanatik”.

“Skautët e Beshiktashit kanë dhënë një raport pozitiv për futbollistin e Llapit të Kosovës, Emir Umit”, shkruan gazeta turke.

“Mbrojtësi 19-vjecar, i gjatë 1.87 centimetra, është një futbollist shumë premtues që luan me dy këmbët”, vazhdon ajo.

Ndryshe, Umit u transferua në verë te skuadra e Llapit.

Ai ka kontratë 2-vjecare me klubin nga Podujeva.

Umit ka lindur në Belgjikë dhe ka luajtur për disa skuadra të futbollit atje.

Umit mund të bëhet futbollisti i radhës që transferohet nga Llapi në Evropë, ani pse për hir të së vërtetës i ka munguar minutazha në “Zahir Pajaziti”.

Së fundmi nga Llapi në futbollin ndërkombëtar ishin transferuar Mirlind Daku dhe Festim Alidema.

Që të dy ishin transferuar në Kroaci. /Gazeta Olle/