Bëri “super-pritjen” e goditjes së dënimit, Walker tallet me portierët e Cityt pas ndeshjes

Një episod shumë interesant ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Manchester City.

Portieri i Cityt, Claudio Bravo, është ndëshkuar me karton të kuq, përcjellë Gazeta Olle.

Ai u largua pasi pengoi sulmuesin Ilicic si lojtar i fundit.

Duke mos pasur portier rezervist, Guardiola inkuadroi në portë mbrojtësin Walker.

Atë goditje dënimi, Walker e priti me vështirësi, ani pse topi i erdhi direkt në duar.

“Ndonjëherë unë i kritikoj portierët tanë në stërvitje kur nuk e kapin topin në tentimin e parë, por sonte e pashë që ndonjëherë portieri duhet të bëjë dy prekje”, deklaroi Walker.

Në minutat shtesë, ai u shtri në tokë pasi kapi një top të lehtë, duke nervozuar tifozët në stadium.

Walker e vlerësoi ekipin italian shumë pozitivisht, duke thënë që ata nuk kanë mbërritur kot në Ligën e Kampionëve.

Atalantas i duhej vetëm fitorja për të shpresuar në kalimin e grupit. /Gazeta Olle/