Bayern Munich vuan, por fiton

Bayern Munich e ka vazhduar serine e fitoreve të njëpasnjëshme, pasi të shtunën pasdite e mposhti Schalken në “Allianz Arena” me shifrat 2:1.

Bayern e nisi shumë mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi përmes sulmuesit polak, Robert Lewandowski në minutën e 6-të.

Por, mysafirët reagon duke e barazuar rezultatin në minutën e 29-të, me anë të Di Santo.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Bayern riktheu epërsinë përmes Thomas Mullerit në minutën e 36-të (2:1).

Kjo i mjaftoi Bayern Munichut për t’i siguruar tri pikë të plota, duke e çuar në 56 totalin e pikëve të grumbulluara në vendin e parë në renditjen tabelore të Bundesligës gjermane.

Schalke mbetet e gjashta me 34 pikë.