Bayer Leverkusen – Werder Bremen, mbyllet ndeshja e dytë në Gjermani për Milot Rashicën

Werder Bremen është eliminuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë teksa u mposht nga Bayer Leverkusen me shifrat 3:2 pas vazhdimeve, përcjellë GazetaOlle.com.

Milot Rashica e luajti sonte ndeshjen e dytë me skuadrën e tij të re, Werder Bremen.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës është aktivizuar në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit teksa koha e rregullt ka përfunduar me shifra të barabarta 2:2.

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar

21-vjeçari në këtë dimër kaloi në Bundesligën gjermane nga skuadra e Vitesses në Holandë.

Ai debutoi javën e kaluar në kampionat kur luajti nga minuta e parë ndaj Schalkes.

Rashica është zhvilluar si futbollist në Kosovë te Shkolla e Futbollit ‘Kurda’ dhe skuadra e Vushtrrisë. /Gazeta Olle/

Rashica

Image result for MILOT RASHICA werder