Batatina ia shton presionin Sokolit: Ke ekipin më të mirë në Kosovë, jemi favoriti numër një

Bylbyl Sokoli nuk e ka konsideruar asnjëherë Llapin si pretendentin kryesor për titull kampioni.

Në stilin e tij të zakonshëm, Sokoli ka kërkuar maksimumin nga lojtarët për çdo ndeshje, derisa i ka kritikuar ata jo pak pas tri fitoreve radhazi, përcjellë Gazeta Olle.

Sigurisht këtë Sokoli e bën për të larguar presionin nga skuadra e tij, që është në formë të mirë.

bylbyl sokoli

Mirëpo, krejt ndryshe vepron Tahir Batatina.

Drejtori sportiv i Llapit ka deklaruar para ndeshjes ndaj Flamurtarit se Llapi është pretendenti kryesor për titull kampioni, duke shtuar jo pak presionin mbi barrën e Sokolit.

Sipas tij, Llapi i ka futbollistët më cilësor në Kosovë.

Më poshtë e keni postimin e Batatinës. /Gazeta Olle/

cats