Bayerni publikon një foto që do t’i pëlqejë çdo shqiptari (FOTO)

Klubi i njohur Bayern Munich ka postuar disa fotografi të dordolecëve me simbole të këtij klubi, të krijuar nga tifozët e klubit.

Në tri fotografitë e publikuara së fundmi në faqen zyrtare të ekipit në Facebook bie në sy dordoleci me simbole shqiptare dhe me shallin “O sa mirë me qen shqiptar”.

“Ne i duam këta dordolecë të Bayernit! Postoni fotografitë e dimrit në komente”, ka shkruar Bayerni si përshkrim të këtyre fotografive.

Në bazë të komenteve nga fansat kosovarë të Bayernit kuptohet se të tri fotografitë janë të krijuara në Kosovë.