Bayerni merr yllin e Chelseat, bën transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit

Bayern Munchen ka bërë listën e dëshirave për afatin kalimtar të verës. Ai që e kryeson këtë listë është anësori i Chelseat, Willian.

Sipas “Abendzeitung”, Bayerni ka bërë gati ofertën për lojtarin brazilian, përcjellë “Lajmi.net”.

Bavarezët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për ëillian, i cili do të bëhej kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit.

w

 

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë ofertën e Bayernit.

Antonio Conte e konsideron brazilianin si të rëndësishëm për ekipin blu.

Ndryshe, bavarezët do të përforcohen në maksimum, pasi që në edicionin e ri synojnë titullin kampion.

Carlo Ancelotti New Real Madrid Manager Press Conference and Photo Call