Bayerni fiton titullin e 28-të të kampionit në Bundesligë

Bayern Munichu fitoi ndaj Augsburgut me rezultat 1-4, kështu duke siguruar titullin e gjashtë radhazi në Bundesligë.

Ky është titulli i 28-të i fituar nga bavarezët në historinë e tyre, edhe pse ka edhe disa javë të zhvillohen në Bundesligë.

Bayern nuk e nisi ndeshjen që ia siguroi titullin ashtu sic pritej dhe gjeti veten në disavantazh pas autogolit të Sule në minutën e 18-të.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë Kimmich me një super harkim e gjeti Tolisson, i cili e barazoi me kokë rezultatin në 1-1 pas 32 minutave lojë.

Bayerni nuk shikoi pas më dhe në minutën e 38-të shënoi për 2-1 pas gjashtë minutave.

Arjen Robben dhe ëagner u siguruan t’ia garantojë titullin bavarezëve para kohe duke shënuar në minutën e 62-të dhe 86-të për 4-1.

72 pikë në vendin e parë mjaftojnë që Bayern Munich ta shijojë titullin qysh në javën e 29-të, pasi Schalke në vendin e dytë ka vetëm 52 pikë.