Bayern Munich e ka gjetur një partner ideal për Lewandowskin në sulm

Bayern Munich është duke bërë plan për një transferim gjigant në janar.

Skuadra gjermane dëshiron që ta forcoj edhe më shumë skuadrën, pasi e di që me lojtarët që ka, nuk mund të konkuroj në të gjitha garat.

Andaj, Bayern Munich është duke planifikuar që t’i bëjë disa transferime në afatin e janarit.

lewa

Shënjestra kryesore e gjigantit gjerman siç duket ende mbetet transferimi i Alexis Sanchezit, transmeton GazetaOlle.com nga ESPN.

Sulmuesi kilian në këtë janar do të largohet përfundimisht nga Arsenali, pasi që dëshiron që ta fitoj ligën e Kmapionëve, ndërsa aktualisht luan në Evropa Ligë.

Sanchez ka kontratë me klubin londineze deri në fund të këtij sezonit, andaj edhe këta të fundit e duan shitjen e tij në afatin e dimrit, pasi e dinë se në verën e ardhshme ai do të largohet si lojtar i lirë.

Kështu, Bayern Munich dëshiron që të përfitoj nga kjo situatë dhe ta transferoj kilianin për një shumë rreth 40 milionë euro./Gazeta Olle/

Image result for alexis sanchez