Bayern kampion? Vjen komenti nga Enrique

Bayern Munich është bërë të dielën edhe matematikisht kampion i Gjermanisë, ndërsa një ditë më pas vjen komenti nga Luis Enrique, i cili me Barcelonën do t’i sfidojë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Bayerni ka bërë një kampionat spektakular. Por, nuk mendoj se Liga e Kampionëve është më ndryshe”, tha Enrique para ndeshjes me Getafen, që luhet të martën.

Sa i përket La Ligas, Enrique tha se duhet fituar secila ndeshje, pasi Real Madridi po i ndjek vazhdimisht. (Gazeta Olle)