Bayern fiton në ‘Audi Cup’

Bayern Munich ka mposhtur Real Madridin me rezultat minimal 1:0

Bayern Munich ka fituar trofeun Audi Cup 2015, pasi në finale ka mposhtur Real Madridin me rezultat minimal 1:0.

Robert Lewandowski ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores në këtë takim, në minutën 88’të.

Bayerni ka qenë skuadër më e mirë gjatë tërë kohës dhe kjo fitore ishte me meritë, duke e fituar kështu trofeun Audi Cup për herë të tretë në katër vitet e fundit.

Kujtojmë se në këtë turne morën pjesë edhe Milan dhe Tottenham, që sot luajtën për vendin e tretë, e ku fitues doli skuadra angleze.

https://www.youtube.com/watch?v=EvgxAEKeXi8