Bayern e fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munich e ka fituar Kupën e Gjermanisë për edicionin 2015-16.

Bayern Munich ka fituar 4:3  në penallti ndaj Borussia Dortmundit, për ta ngritur trofeun e DFB Pokal.

Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi pa gola, andaj fituesi u përcaktua pas ekzekutimit të penalltive.

Ky është trofeu i dytë për bavarezët, pas triumfit në Bundesligë javë më parë.