Bayern – Crvena Zvezda: Niko Kovac nuk i bën hesap fare serbët

Bayern Munih nesër e pret skuadrën serbe Cërvena Zvezda, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, duket se te gjiganti bavarez nuk e shohin si sfidë të vështirë përballjen e nesërme. Madje, trajneri kroat, Niko Kovac, e ka shokuar opinionin, kur deklaroi se futbollistët e tij do ta kenë pushim një ditë para ndeshjes me Crvena Zvezdan.

Natyrisht që këtë vendim ai e ka marrë edhe në marrëveshje me trajnerin kondicional, me të cilin kanë konstatuar se futbollistët kanë nevojë të relaksohen pak pas ndeshjes me Leipzigun.

Ndërkohë, mediet serbe kanë shtruar pyetjen nëse Kovac vërtet ka dashur t’i pushojë futbollistët e tij apo ka vlerësuar se Bayern nuk do ta ketë problem ballafaqimin me skuadrën beogradase./bs