Bayern afër nënshkrimit me futbollistin me prejardhje nga Kosova

Talenti shqiptar, i cili luan me skuadrën e Stuttgart, Leon Dajaku, është afër kalimit tek Bayern Munich.

Duket se fjalët e Thomas Hitzlsperger se skuadra e Stuttgart do t’i mbaj talentët e saj në skuadër nuk po mbahen me përpikëri, pasi ata janë afër që të humbin një lojtar premtues.

Leon Dajaku, me prejardhje nga Kosova, i cili luan me kombëtaren U-18 të Gjermanisë, është afër kalimit tek gjiganti i Bundesliga, Bayern Munich, raporton ‘Kicker’.

Fotografia e Kosovarische Nationalmannschaft

Lojtari deri më tani ka regjistruar vetëm dy paraqitje në Bundesliga, por ai pritet të ketë një të ardhme të ndritur.

Bayern ka shfaqur interesim për lojtarin tash e sa kohë dhe tani thuhet se ata janë shumë afër nënshkrimit me të.

Në rast se kalon tek bavarezët, Dajaku do të luaj fillimisht me Bayern III, në ligën e tretë.

Kontrata e Leon Dajaku me skuadrën e Stuttgart është e vlefshme deri në vitin 2022.