Batatina: Vitin e ardhshëm në Podujevë do shihni një Camp Nou, Prishtina dhe Feronikeli….

Kanë përfunduar katër takime e ditës së sotme në Superligen e Kosovës në futboll.

Llapi ka pësuar tjetër humbje, pas asaj ndaj Prishtines në kryeqytet.

Trajneri llapjan Tahir Batatina, pohoi se e ka ditur që ka qenë shumë e vështirë që të motivohen lojtarët për këtë ndeshje, kurse një gjë e tillë nuk ishte problem për mysafirët.

“Po e kam dit që është shumë e vështirë të motivohet skuadra pas një humbje ndaj Prishtinës e cila erdhi si pasoj e lëndimit të Veliut. Ka qenë shumë e vështirë të motivohen lojtarët.  Në pjesën e parë u pa që jemi një skuadër dominuese, arritëm të krijonim raste. Mendoj që motivi I lartë I skuadrës mysafire e bëri që ata të arrinin një rezultat pozitiv”, pohoi Batatina

Ndërsa ai foli për të ardhmen në Llap si dhe për luftën e titullit të kampionit mes Prishtinës dhe Feronikelit.

“Gjithmonë kemi lufutar për titullin e kampioni asnjëherë nuk kemi luftu për barazh ose për mbijetesë. Vitin e ardhshëm në Podujevë do ta shini një Camp Nou si dhe një Llap që do të luftojë për të dal në Evropë.Të gjithë lojtarët do të mbesin kam biseduar me ta dhe nuk do të largohen. Feronikelit dhe Prishtinës ju dëshiroj suksese në ndeshjen e fundit, dhë ekipa që është më e mirë të shpallet kampion”, tha Tahir Batatina për Supersport.

Me këtë humbje Llapi ka humbur edhe luftën për vendin e dytë dhe tanimë mbetet prap Feronikelit dhe Prishtinës./GazetaOlle/