Batatina: Llapi do vazhdojë të jetë vatër e talentëve!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka bërë të ditur që dy lojtarët e llapjanëve, Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu do të transferohen në Evropë.

“Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu do të transferohen në Evropë, pothuajse është e kryer”, u shpreh Batatina në TV Dukagjin, përcjellë Gazeta OLLE.

“Salihu do të shkojë në Kroaci, ndërsa Veliu në Gjermani”, shtoi ai.

Lidhur me këtë vetë Batatina ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se Llapi vazhdon tëjetë vatër e talentëve, pasi sipas tij po iu jep hapësirë futbollistëve të rinj.

Më poshtë postimi i tij i bërë gjatë ditës:

Llapi vitet e fundit jashtë Kosovë i kanë dalë dy futbollistë.

Bëhet fjalë për dyshen Mirlind Daku e Festim Alidema të cilët u transferuan drejt Kroacisë.

Njëri prej tyre tashmë është rikthyer në Kosovë te skuadra e Ballkanit./Gazeta OLLE