Batatina kështu e komenton fitoren e Kosovës: Vokrri na trasoi rrugën, ne po e vozisim me BMW

Kosova ka fituar dje ndaj Çekisë me rezultatin 2-1.

Muriqi e Vojvoda ishin shënuesit e Kosovës dje, shkruan Gazeta Olle.

E kjo fitore  e ka shtyrë trajnerin e njohur, Tahir Batatina të reagoj me anë të një postimi.

“Nëse dikush e ka trasuar rrugën e futbollit është vetëm një njeri dhe legjendë që nuk do të vdes asnjëherë, e ai është Presidenti, Fadil Vokrri. E ne të tjerët, e kemi gjetur rrugën e trasuar në mënyrë të gatshme, vetëm po e vozisim automjetin e tipit BMW!!! URIME KOSOVË”, ka shkruar Batatina.