Batatina: Jemi skuadra e parë që e kemi bërë këtë!

Llapi ka arritur ta ndalë liderin e tabelës Ballkani në sfidën e javës së 14-të të Superligës.

Ballkani e Llapi luajtën baras 1:1 në një ndeshje mjaft joshëse dhe e luftuar në fushë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se qëllimi i tij dhe skuadrës së Llapit ishte ta fitonin ndeshjen, por edhe me barazim është ndarë i kënaqur.

“Kemi ardhur për fitore ashtu siç shkojmë në çdo ndeshje. Ne jemi ende ne komponim të skuadrës. Sot kemi qenë ndryshe nga lojtë tjera”.

“Ne pjesën e parë kemi luajtur mirë. Edhe në pjesën e dytë kemi luajtur mirë, ku kemi pasur raste dhe kemi mundur ta ndëshkojmë kundërsharin”, tha Batataina për Supersport Kosova.

“Gjithsesi, sot u pa që Llapi ka potencial dhe them se pjesa e dytë i ka kënaq edhe shikuesit”.

“Është mirë ta ndalësh liderin pas jemi skuadra e parë që marrim pikë këtu pasi sa e di askush nuk ka mundur të marrë pikë në Therandë këtë kampionat”, ka thënë Tahir Batatina.

Llapi me këtë barazim ka mbetur në pozitën e pestë në tabelë, aty ku ka 24 pikë, 6 më pak se sa lideri Ballkani.